​Austria shënon mbi 43.000 raste të reja me COVID-19

Evropë

​Austria shënon mbi 43.000 raste të reja me COVID-19

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:56
Ilustrim

Austria ka shënuar mbi 43 mijë raste të reja me koronavirus, një rekord ky i ri që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 43.053 raste të reja me koronavirus dhe 12 vdekje të të infektuarve.

Megjithatë, duhet shtuar se ky numër përmban edhe disa raportime të vonuara të infeksioneve.

Për krahasim, të enjten e kaluar kishte 25.842 raste të reja.

Situata në spitale vazhdon të jetë stabile, pasi janë pranuar 16 pacientë të rinj me COVID-19 dhe njëkohësisht është ulur me 17 numri i pacientëve në terapi intensive.

Sa i përket provincave, në Vjenë janë regjistruar 14711 raste të reja në 24 orët e fundit. Pasohet nga Austria e Poshtme me 6.147, Austria e Epërme me 5.967, Styria 4.802, Tiroli 4.069, Salzburgu 2.679, Carinthia 2.318, Vorarlberg 1.591 dhe Burgenland 769.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat