Arrestohet shtetasi rus, dyshohet se spiunoi programin evropian të hapësirës

Evropë

Arrestohet shtetasi rus, dyshohet se spiunoi programin evropian të hapësirës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë arrestuar një shkencëtar rus, nën dyshimet se i njëjti ka transmetuar informacione të klasifikuara në lidhje me programin e raketave hapësinore evropiane, derisa po punonte në një universitet gjerman.

Prokurorët federalë thanë më 27 janar (e enjte), se i dyshuari i identifikuar si Ilnur N., ishte një shkencëtar në një universitet të paidentifikuar në shtetin e Bavarisë dhe mbante “takime të rregullta” me një oficer të lartë të inteligjencës ruse në Gjermani, i cili ishte arrestuar në qershor të vitit 2021.

“I dyshuari ka transmetuar informacion mbi projektet kërkimore në fushën e teknologjisë së hapësirës ajrore, në veçanti fazat e ndryshme të zhvillimit të lëshuesit evropian Ariane”, thanë prokurorët, duke iu referuar programit Ariane, i cili përbëhet nga një seri raketash transporti të dizajnuara për të transportuar anije të rënda, duke përfshirë satelitët në hapësirë.

Njoftimi për arrestimin e shtetasit rus u bë në mes të tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit mbi grumbullimin e trupave në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ky arrestim pasoi një seri rastesh të supozuara për aktivitete të spiunazhit rus në Gjermani, që konsiderohet si një qendër kryesore për operacionet e inteligjencës ruse.

Në muajin dhjetor, një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus, i cili qëlloi për vdekje një ish-militant çeçen në Berlin me urdhër të Kremilinit.

Në dhjetor, një gjykatë në Berlin dënoi një rus, i cili në vitin 2019 qëlloi për vdekje një ish-militant çeçen në Berlin me urdhër të Kremlinit.

Vendimi shkaktoi një dëbim diplomatik të dyfishtë të diplomatëve nga të dyja vendet./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat