Princi William mbështet vogëlushin që ka humbur nënën

Evropë

Princi William mbështet vogëlushin që ka humbur nënën

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:18
Pamje nga takimi

Një nga elementët e shumtë që Princesha Diana përcolli tek djemtë e saj Harry dhe William, është aftësia e tyre për të qenë shumë të sjellshëm me njerëzit dhe për të krijuar marrëdhënie të natyrshme me ta.

E kemi parë herë pas here gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos kur të dy vëllezërit kryenin detyrat e tyre mbretërore. Edhe takimi i fundit i Princit William me një djalë të vogël, i cili gjithashtu ka humbur nënën e tij, për pak na bëri të qajmë.

Gjatë vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Kishën në Burnley, William u ul pranë një djali për të biseduar me të dhe me tezen e tij.

Pa e ditur William, të dy kishin një bazë të përbashkët edhe më të thellë, përveç dashurisë së tyre për sportin. Djali, i quajtur Deacon Glover, humbi nënën e tij kur ishte vetëm 11 vjeç. Williami e ndjeu menjëherë humbjen e përbashkët që po përjeton Deacon.

“A mendoni se mund të flisni për nënën tuaj?”, e pyeti djali i vogël Princin William.

“Kam humbur nënën time kur isha 15 vjeç”, dëgjohet të thotë William në video. “Unë isha pak më i madh se ty“. Pasi të dy shkëmbyen disa fjalë, William i siguroit djalit: “Është e vështirë, por bëhet më e lehtë, të premtoj. Bëhet më e lehtë”.

Këtë video mund ta shikoni më poshtë dhe momentin më konkretisht në minutën 01:30:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat