Perëndimi mund ta aktivizoi kundër Putinit, bombën bërthamore – financiare

Evropë

Perëndimi mund ta aktivizoi kundër Putinit, bombën bërthamore – financiare

Nga: Ulrich Reitz, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:44
Vladimir Putin

Megjithatë, fakti që Ukraina nuk mund të mbrohet ushtarakisht dhe se Perëndimi është në rastin më të mirë vetëm paksa i gatshëm për të ofruar ndihmë ushtarake, nuk do të thotë se Ukraina është e pambrojtur dhe se Perëndimi nuk ka asnjë ndikim.

E kundërta është e vërtetë. Thjesht duhet ditur se me idenë e parandalimit financiar mund të funksionojë, po aq sa parandalimi ushtarak.

Mirëpo, kjo me kusht që të mos flitet vetëm për armët dhe helmeta; por më saktësisht për armët bërthamore. Ashtu sikurse ekziston ushtria, ekziston  edhe tregu financiar. Ndoshta fuqia e tyre shpërthyese, është edhe më e fuqishme.

Rusia e ka 40 për qind të tregtisë së saj të jashtme me Perëndimin. Vetëm Gjermania i dërgon Rusisë mallra me vlerë pak më shumë se 25 miliardë euro. Rusia furnizon Perëndimin me lëndët e para, veçanërisht gazin. Gjermania varet prej saj - 50 përqind gjë që është shqetësuese.

Qeveria federale e bëri të qartë këtë javë se "gjithçka" është në tryezë, kur bëhet fjalë për kërcënimin e sanksioneve nga Perëndimi. Jo vetëm gazsjellësi Nord Stream 2, nëpër të cilin nuk rrjedh fare gaz.

Financiarisht, tregtia Lindje-Perëndim përpunohet nëpërmjet platformës së transaksioneve financiare “Swift”. Tani, nëse Rusia do të priste që pushtimi i saj në Ukrainë do të rezultonte në dëbimin e saj nga Swift, e gjithë tregtia e jashtme e Rusisë do të bllokohej.

Olaf Scholz dhe Friedrich Merz kanë korrigjuar qëndrimin e tyre

Pra, siç tha Friedrich Merz, Swift është një "bombë bërthamore". Gjë që në fillim ai e përjashtoi këtë, por tash është shprehimisht pjesë e kërcënimit të sanksioneve. Pra, pjesë e për t´u zbatuar.

Për javë të tëra, evropianët kanë negociuar një linjë të përbashkët për sanksionet e mundshme kundër Rusisë. Baerbock e bëri të qartë në Bundestag se mund të kishte vetëm një qasje unike evropiane për qeverinë gjermane.

Dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka thënë se tani gjithçka ndodhet në të vërtetë në tryezën evropiane – përfshirë Swift-in.

 Kështu pra edhe kjo bombë atomike financiare.

Nëse nuk do tju bënte përshtypje i gjithë ky debat simbolik për armët dhe helmetat, duhet të arrini në përfundimin se si qeveria federale ashtu edhe opozita, kanë lëvizur ndjeshëm në çështjet e Ukrainës dhe Rusisë.

Kancelari Scholz në fillim kishte refuzuar dhe as që donte të fliste për Nord Stream 2 sepse thoshte se ishte një projekt i "sektorit privat". Dhe po ashtu lideri i opozitës kishte refuzuar dhe as që donte të fliste për Swift, sepse e cilësonte si një "bombë bërthamore".

Si Olaf Scholz ashtu edhe Friedrich Merz e kanë korrigjuar qëndrimin e tyre i cili është mjaft i jashtëzakonshëm. Pra, Gjermania po vepron.

Pacifistët e kanë konsideruar gjithmonë të çoroditur logjikën e frikësimit

Frikësimi është i besueshëm dhe efektiv vetëm nëse parandaluesi merr rrezikun. Rreziku që merr Gjermania është më i madh se ai i çdo vendi tjetër në Evropë , sepse vëllimi i saj i tregtisë është gjithashtu më i larti me Rusinë.

Dhe kjo është gjithashtu e vërtetë: nëse ky lloj frikësimi nuk funksionon, i ftohti shpejt do të ndihej në Gjermani.

Po ashtu nga ana tjetër, nëse ky lloj frikësimi nuk funksionon, Vladimir Putin mbetet histori.

Pacifistët e kanë gjetur gjithmonë të çoroditur logjikën e frikësimit.

Megjithatë, ky perversion mund të parandaloj një luftë të madhe për më se 75 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat