Të gjithë befasohen kur e kuptojnë se emri i këtij të riu është Recep Tayyip Erdogan

Evropë

Të gjithë befasohen kur e kuptojnë se emri i këtij të riu është Recep Tayyip Erdogan

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:13
Recep Tayyip Erdogan

I riu nga Samsun, i cili mban të njëjtin emër me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, është përballur me situata interesante kur thotë emrin e tij.

Duke thënë se është shumë i lumtur që është emnak me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, 24-vjeçari madje thotë se edhe babai i tij mban të njëjtin emër me babain e Presidentit, Ahmet Erdoğan.

“Kur kam lindur në tetor të vitit 1998, presidenti ynë ishte dënuar me burg gjatë kohës që ka qenë kryetar i Bashkisë Metropolitane të Stambollit”.

Dhe ai tregon se ka shumë që nuk e besojnë.

“Kur shkova në spital për të bërë një test për coronavirusin, personi që më caktoi terminin, pa emrin tim në sistem dhe tha: ‘Mendoj se kam futur gabim numrin e ID-së’. Ai më kërkoi numrin tim të identifikimit dhe hyri përsëri në sistem dhe kur ndeshi përsëri emrin e Recep Tayyip Erdoğan, ai tha: ‘Unë mendoj se ka pasur përsëri një gabim’. Më pas më kërkoi kartën e identitetit, u habit shumë kur pa emrin tim atje. Ndeshem shpesh me situata të tilla”.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se mori pjesë në programin ku presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me të rinjtë në Trabzon.

“Kur presidenti ynë dëgjoi emrin tim, më trajtoi me aq sinqeritet saqë sikur të isha rritur me të prej vitesh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat