Shpallen zgjedhjet e reja në Slloveni

Evropë

Shpallen zgjedhjet e reja në Slloveni

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:20
Presidenti slloven Borut Pahor

Presidenti slloven Borut Pahor nënshkroi sot një dekret për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme më 24 prill.

Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 24 mars dhe deri atëherë të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje do të mund të paraqesin kandidaturën e tyre.

Sipas STA, data 24 prill ishte data e parë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi zgjedhjet e mëparshme, të parakohshme, u mbajtën më 3 qershor 2018.

Pahor vendosi të thërrasë zgjedhjet më 24 prill pas konsultimit me grupet parlamentare në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat