Belgjika drejt lirimit të masave anti-Covid

Evropë

Belgjika drejt lirimit të masave anti-Covid

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Belgjikë

Belgjika do të lirojë masat e COVID-19 nga java e ardhshme, ku restaurantet e baret do të lejohen të punojnë me orare të plotë pa kërkesën për vendosjen e maskës.

Qeveria belge ka njoftuar sot se shteti 11 milionësh nga masat e rrepta emergjente do të shkojë drejt lirimit të masave kundër virusit nga data 19 shkurt.

“Ne do të fillojmë me disa masa. Nuk do të ketë orar të mbylljes për baret dhe restaurantet dhe s’do të ketë limte se sa njerëz do të ulen në tavolinë”, tha kryeministri belg Alexander De Croo, shkruan The Washington Post.

Përtej zgjerimit të plotë të orarit të hapjes së bareve dhe restoranteve, kjo do të thotë që klientët nuk do të duhet të mbajnë më maska. Klubet e natës dhe vendet e vallëzimit do të lejohen gjithashtu të rihapen.

Aktivitetet e jashtme, përfshirë koncertet, do të mund të funksionojnë përsëri nën masa shumë më të relaksuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat