Policia vret një burrë me thikë në stacionin e Parisit

Evropë

Policia vret një burrë me thikë në stacionin e Parisit

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë me thikë që i ka kërcënuar në stacionin e trenit Gare du Nord të Parisit.

Burri sulmoi dy oficerë policie në patrullë në stacion, me një thikë 30 cm, tha policia, raporton BBC.

Një mbishkrim kundër policisë u gjet në thikën e burrit, thonë raportet. Asnjë oficer policie nuk u lëndua në incidentin, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale (06:00 GMT) të hënën.

Autoritetet besojnë se incidenti nuk ishte i lidhur me terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat