Rusia do t'i përgjigjet SHBA-së për sigurinë e Ukrainës

Evropë

Rusia do t'i përgjigjet SHBA-së për sigurinë e Ukrainës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do t'i dërgojë një përgjigje zyrtare SHBA-së për çështjen e garancive të sigurisë në Ukrainë.

Lavrov thotë se do të dërgohet në letër dhe në mënyrë elektronike dhe do të vihet në dispozicion brenda disa orësh - duke shtuar se ishte e nevojshme të bëhej publike.

Rusia po kërkon që Ukraina të mos lejohet të bashkohet me NATO-n.

Por Uashingtoni dhe Brukseli deri më tani kanë refuzuar ta premtojnë këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat