Kapet pas 4 ditësh arrati 56-vjeçari i dënuar përjetë

Evropë

Kapet pas 4 ditësh arrati 56-vjeçari i dënuar përjetë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:53
Paul Robson

Një dhunues seksual  i cilësuar si “kërcënim për femrat” është riarrestuar pasi u arratis nga burgu.

Paul Robson, 56 vjeç u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2000 pasi sulmoi seksualisht një grua dhe e qëlloi me thikë.

Ai arriti të dilte nga kampi HMP i Detit të Veriut, në Lincolnshire, të dielën dhe kaloi katër ditë në arrati.

Robson u arrestua në Skegness rreth orës 09:30 të enjten, 17 shkurt pas një telefonate nga një qytetar që e njohu atë, tha policia.

Duke njoftuar kapjen e tij, Ch Supt Kate Anderson, nga Policia e Lincolnshire, falënderoi anëtarët e publikut që kishin telefonuar policinë dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

“Në këtë fazë, ne nuk besojmë se ai ka pasur ndonjë bashkëpunëtor ose besojmë se ai ka kryer vepra të tjera,” tha ajo.

Oficerët kishin punuar “pa u lodhur” në kërkimin Robson, shtoi ajo.

Policia kishte bërë disa apele për të gjetur Robson që kur ai u arratis.

56-vjeçari u kthye në burg dhe nuk do të ketë të drejtë të aplikojë për lirim me kusht për të paktën dy vjet të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat