Rrahje brutale mes pesë personave në metronë e Barcelonës

Evropë

Rrahje brutale mes pesë personave në metronë e Barcelonës

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje brutale në metronë e Barcelonës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Ngjarja ndodhi në platformën Urquinaona të metrosë së Barcelonës.

Siç mund të shihet në videon e siguruar nga BCNLegends, një burrë rrahet brutalisht nga dy tjerë në kryeqytetin e Katalonisë.

Madje në një moment shtyhet në shinat e trenit – derisa një tjetër nxjerr rripin nga pantallonat dhe fillon ta godasë kundërshtarin.

Deri më tani arsyet e këtij sulmi mbeten të panjohura, ndërsa videoja e publikuar në rrjete sociale ka marr miliona shikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat