Varianti tjetër i Covid-19 ‘mund të jetë më i rëndë’, thonë ekspertët anglezë

Evropë

Varianti tjetër i Covid-19 ‘mund të jetë më i rëndë’, thonë ekspertët anglezë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 01:05
Foto ilustrim

Variantet e ardhshme të koronavirusit “mund të jenë më të rënda” se Omicron dhe dimrat e ardhshëm do të jenë “të ndërlikuar”, kanë paralajmëruar këshilltarët kryesorë mjekësorë të qeverisë në Britani të Madhe.

Shefi mjeksor në Britani të Madhe, Chris Whitty, theksoi se variantet e reja të COVID mund të shkaktojnë “probleme të rëndësishme”, duke përfshirë potencialisht një rrezik më të lartë të shtrimit në spital sesa Omicron, shkruan Sky News.

Ndërkohë, këshilltari kryesor shkencor në Britani të Madhe, Patrick Vallance shtoi se “virusi do të vazhdojë të evoluojë dhe ndoshta do të jetë mjaft i shpejtë për pesë vitet e ardhshme”.

“Një gjë që ky virus na ka mësuar është të mos jemi mendjemëdhenj,” shtoi ai.

Komentet erdhën disa orë pasi kryeministri anglez, Boris Johnson, zbuloi planin e tij “të jetosh me Covid”, duke njoftuar se kërkesa ligjore për personat që rezultojnë pozitivë për koronavirus t’u hiqet kërkesa për izolimin.

Plani i kryeministrit do të shoh gjithashtu përfundimin e testimit në Britani të Madhe që nga 1 prilli. Ky ndryshim pret miratimin e Parlamentit anglez, në mënyrë që të miratohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat