​Republika Çeke heq të gjitha masat kufizuese

Evropë

​Republika Çeke heq të gjitha masat kufizuese

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Republika Çeke do të heqë pothuajse të gjitha masat e mbetura kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit në javët e ardhshme.

Nga 1 marsi e tutje, ngjarjet dhe festimet e mëdha do të lejohen pa kufij të pjesëmarrjes, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Vlastimil Valek pas mbledhjes së kabinetit.

Aktualisht, ngjarje si koncertet mund të zhvillohen, por me një maksimum prej 1000 spektatorësh të ulur.

Nga data 13 mars, detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura nuk do të zbatohet më. Vetëm në trena dhe autobusë, si dhe në objektet shëndetësore dhe të kujdesit, një maskë FFP2 do të jetë ende e detyrueshme.

Megjithatë, kërkesat e regjistrimit, testimit dhe verifikimit do të vazhdojnë të zbatohen gjatë hyrjes në Republikën Çeke në varësi të vendit të origjinës së udhëtarit.

Ekspertët e qeverisë thonë se Çekia tashmë e ka kapërcyer kulmin e valës Omicron.

Sipas të dhënave të fundit, brenda shtatë ditëve janë regjistruar 809 infeksione të reja për 100 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat