Përjashtimi nga Këshilli i Evropës: Rusia paralajmëron rikthimin e dënimit me vdekje

Evropë

Përjashtimi nga Këshilli i Evropës: Rusia paralajmëron rikthimin e dënimit me vdekje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:16
Vladimir Putin dhe Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev thotë se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin.

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si kryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin rus të mediave sociale “VK” se është koha për të “bllokuar ambasadat”, shkruan BBC.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.

Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se i ofroi Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat