Tri ditë luftë, cilat pjesë të Ukrainës i ka pushtuar Rusia?

Evropë

Tri ditë luftë, cilat pjesë të Ukrainës i ka pushtuar Rusia?

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:12
Pamje nga lufta në Ukrainë

Po bëhen tri ditë që Ukraina po i reziston pushtimit të Rusisë. BBC ka publikuar një hartë ku tregon sa nga territoret e Ukrainës, tashmë kontrollohen nga Rusia.

Në orët e para të mëngjesit gjatë të enjtes, Putin komandoi të pushtohet Ukraina. Ushtria e Rusisë po zhvillon luftë në disa fronte.

Pos perëndimit, Ukraina po mbrohet në tri anët nga pushtimi rus.

Një pjesë e madhe e territorit jugor ukrainas është pushtuar, ku forcat ruse kanë hy nga Krimea, e cila u pushtua nga Rusia më 2014, ndërsa nga lindja janë pushtuar Luhansk, Donetsk dhe Kharkivo.

Ushtria ruse veriun e Ukrainës vendosi ta pushtojë duke kaluar përmes Bjellorusisë. Aktualisht, forcat ruse kanë arritur deri në Kiev ku pritet të zhvillohen luftime të ashpra, për shkak se ukrainasit tashmë kanë bërë të ditur se nuk do ta dorëzojnë kryeqytetin.

Image
Harta që tregon cilat pjesë të Ukrainës i ka pushtuar tashmë Rusia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat