Mbi 100 mijë pjesëmarrës në protestën e Berlinit kundër luftës në Ukrainë

Evropë

Mbi 100 mijë pjesëmarrës në protestën e Berlinit kundër luftës në Ukrainë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:10
Pamje nga protesta

Ndërsa Gjermania njofton një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes policia gjermane thotë se më shumë se 100,000 njerëz po marrin pjesë në një protestë kundër pushtimit rus në Berlin, shkruan CNN.

Demonstruesit kanë mbushur një zonë të madhe midis Portës së Brandenburgut dhe Kolonës së Fitores / Siegesswule dhe më shumë njerëz po mbërrijnë gjatë gjithë kohës.

Ata thonë se turma mund të përfundojë në Alexanderplatz, tre kilometra larg.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania konfirmoi gjithashtu se do të dërgonte 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat