Britania e Madhe sanksione të forta ndaj Rusisë

Evropë

Britania e Madhe sanksione të forta ndaj Rusisë

Nga: H.O. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:12
Boris Johnson

Qeveria e Britanisë së Madhe do të marrë menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të vënë në fuqi kufizimet për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të kryejë transaksione financiare që përfshijnë CBR-në, fondin kombëtar të pasurisë ruse dhe Ministrinë e Financave të Federatës Ruse, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

“Këto masa tregojnë vendosmërinë tonë për të aplikuar sanksione të ashpra ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, tha ministri i financave Rishi Sunak.

“Banka e Anglisë vazhdon të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbështetur reagimin e qeverisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey.

Sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu kufizime të reja ndaj institucioneve financiare ruse dhe masa për të parandaluar kompanitë ruse nga emetimi i letrave me vlerë të transferueshme dhe instrumenteve të tregut të parasë në MB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat