Francë: Sulm me thikë në një universitet

Evropë

Francë: Sulm me thikë në një universitet

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:03
Sulmi ndodhi në Universitetin La Mans.

Një burrë ka sulmuar me thikë studentët e një universiteti në Francë.

Për një person është raportuar se është në gjendje kritike dhe së paku katër studentë janë lënduar në sulmin që ndodhi në Universitetin La Mans.

Policia franceze ka thënë se një i dyshuar është arrestuar dhe se nuk ka indikacione për sulm me motive terroriste.

Burri filloi t’i sulmojë njerëzit me thikë pasi hyri në objektin e fakultetit, ka cituar mediumi francez “Ouest-France” dëshmitarët të kenë thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat