Gjeorgjia planifikon të aplikojë për anëtarësim në BE

Evropë

Gjeorgjia planifikon të aplikojë për anëtarësim në BE

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:45
Harta

​Gjeorgjia planifikon të paraqesë një kërkesë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian të enjten, tha partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane-Gjeorgjia Demokratike”, raporton Reuters.

"Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të BE që urgjentisht të shqyrtojnë kërkesën tonë dhe të marrin një vendim për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE," tha kryetari i partisë Irakli Kobahidze.

Ai tha gjithashtu se ishte një “vendim politik” i marrë nga partia në pushtet, duke pasur parasysh kontekstin e përgjithshëm politik dhe realitetin e ri, dhe bazuar në konsultimet me anëtarët e këshillit politik të partisë dhe mbi të gjitha me kryeministrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat