Rreth 45 mijë qytetarë​ protestuan në Mynih kundër Rusisë

Evropë

Rreth 45 mijë qytetarë​ protestuan në Mynih kundër Rusisë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:35
Protesta

Në Mynih të Gjermanisë të mërkurën protestuan rreth 45 mijë qytetarë kundër sulmit rus në Ukrainë, njoftoi policia.

Në mesin e protestuesve ishte dhe kryeministri i Bavarisë, Markus Soder.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të kaltër dhe të verdhë, ngjyra këto që përfaqësojnë Ukrainën dhe pankarta ku shkruhej “lutemi të fitojë paqja” dhe “paqe për të gjithë”.

Edhe në qytetin Tegernsee, jo shumë larg një vile që i përket oligarkut rus, Alisher Usmanov, protestuar rreth 300 qytetarë.

Ata mbanin në duar pankarta “Stop Putin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat