Borell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova

Evropë

Borell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:04
Ukrainasit

Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borell, ka vizituar sot në mëngjes një qendër refugjatësh nga Ukrainë, në Kishinev të shtetit fqinj, Moldovës.

“I pikëlluar nga historitë e njerëzve që janë detyruar të largohen nga Ukraina, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë civilët”, ka shkruar Borell në Twitter.

“Populli i Moldavisë po tregon bujari të jashtëzakonshme, duke siguruar kalim të sigurt për pothuajse 120 mijë njerëz”, shtoi tutje ai.

Numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në mbi 1 milion, sipas Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat