Deputeti rus: Planifikuam pushtimin e Ukrainës para një viti

Evropë

Deputeti rus: Planifikuam pushtimin e Ukrainës para një viti

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:08
Ushtria ruse

Sipas një deputeti rus, Moska planifikoi pushtimin e Ukrainës 12 muaj më parë, shkruan BBC

“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht,” tha anëtari i Dumës, Rifat Shaykhutdinov për televizionin Channel One. 

"Ne filluam përgatitjet për pushtimin e Ukrainës një vit më parë,  ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe  gjithashtu kishim paralajmëruar Ukrainën paraprakisht,” tha ai.

Ai madje tha se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte Ukrainën.

“Pavarësisht të gjithave, ne po mbrojmë qytetarët tanë atje,” përfundoi deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat