Më shumë se një milion refugjatë kanë ikur nga Ukraina në vetëm shtatë ditë, kanë thënë Kombet e Bashkuara
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se “operacioni i tij ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë Putinit “jeni duke gënjyer vetveten”. Lideri francez, ka deklaruar se në bisedë telefonike me Putinin, lideri rus e ka siguruar se është duke kërkuar “denazifikimin e Ukrainës”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë kompromise për t’i dhënë fund luftës
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë dhe aleatëve të Putinit
Pentagoni ka krijuar një linjë të re komunikimi me Ministrinë ruse të Mbrojtjes për të parandaluar “llogaritjet e gabuara, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës”, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Çmimet e naftës janë rritur përsëri prej shpërthimit të luftës derisa vlera e aksioneve ka rënë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.