NATO: Kemi shtuar forcat në pjesën lindore

Evropë

NATO: Kemi shtuar forcat në pjesën lindore

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Që nga dita kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, avionë luftarakë Rafale nga baza ajrore Mont-de-Marsan nga jugu i Francës kanë fluturuar në misionet Combat Air Patrol mbi Poloni.

Në këto fluturime po marrin pjesë edhe Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcat Ajrore Polake, të cilat nisën menjëherë pas pushtimit rus në Ukrainë.

“NATO që atëherë ka përmirësuar pozicionin e saj mbrojtës në pjesën lindore të Aleancës, me më shumë forca tokësore, ajrore dhe detare të dislokuara në të gjithë zonën e NATO-s nga aleatë të ndryshëm”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

Kujtojmë se një avion fluturak “Rafale” do të bëjë xhiro edhe mbi Ballkanin Perëndiomr gjatë javës së ardhshme.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat