Kjo është fjala e parë që ia tha Erdogani Putinit në telefon

Evropë

Kjo është fjala e parë që ia tha Erdogani Putinit në telefon

Më: 6 mars 2022 Në ora: 13:12
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.

Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate njoftoi se Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Sipas deklaratës, Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare.

“Presidenti Erdogan filloi bisedën me fjalinë: “le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën për media.

Më herët, presidenti Erdogan, ka thënë se sulmi rus në Ukrainë “është i papranueshëm”, mirëpo shteti i tij nuk do t’i kthejë shpinën asnjërit shtet, pasi me të dyja vendet ka lidhje të forta.

“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, thuhet më tej në deklaratë.

Të dy krerët e shteteve, diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat