Johnson zbulon planin për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Evropë

Johnson zbulon planin për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:51
Johnson dhe Putin

Boris Johnson ka zbuluar një plan prej 6 pikash që ai shpreson se do të sigurojë që Rusia të dështojë në misionin e saj të tmerrshëm për të pushtuar Ukrainës.

Kryeministri britanik tha se “nuk janë historianët, por populli i Ukrainës që do të jenë gjyqtarët tanë” për mënyrën se si bota reagon ndaj “sulmit të shëmtuar e barbar” të Vladimir Putin.

“Putin duhet të dështojë dhe duhet ndihmuar që të dështojë në këtë akt agresioni. Nuk mjafton të shprehim mbështetjen tonë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ne duhet ta mbrojmë atë kundër një përpjekjeje të vazhdueshme për të rishkruar rregullat me forcë ushtarake”, ka zbuluar New York Times.

Johnson pritet t’u bëjë thirrje homologëve të tij në mbarë botën që të bëhen bashkë në një plan prej 6 pikash që pritet të publikohet të dielën.

Për të mbajtur presionin mbi Moskën atëherë, Johnson argumenton se liderët botërorë duhet të mobilizojnë “një koalicion ndërkombëtar humanitar” për Ukrainën. Ata duhet të mbështesin Kievin “në përpjekjet e tij mbrojtëse”.

Përveç kësaj, sipas Johnson, presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të intensifikohet. Kështu që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë “normalizimit rrëshqitës” të veprimeve të tij në Ukrainë.

Një pikë tjetër është zgjidhja diplomatike e luftës, e cila, sipas kryeministrit britanik, duhet të ndiqet, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës.

Më në fund, Kryeministri britanik argumenton se një “fushatë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s duhet të nisë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat