​Suedia këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Rusi

Evropë

​Suedia këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Rusi

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde ka këshilluar sot shtetasit suedezë që të mos udhëtojnë në Rusi.

Për shkak të situatës serioze dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajon.

“Për shkak të situatës së rëndë dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajonin e gjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur sot të këshillojë kundër çdo udhëtimi në Rusi”, ka shkruar Linde në Twitter.

“Këshilla vlen deri në një njoftim të dytë”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat