Më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Evropë

Më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën

Nga: M.H. Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:12
Boris Johnson

Në frontin diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën pas një telefonate me Zelensky, tha një zëdhënës i Downing Street.

Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi, përcjell "Bota sot".

Të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë të flasin në ditët në vijim.

Kujtojmë që situata në Ukrainë po vazhdon të mbetët e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat