Daçiq: Kush flet për sanksione ndaj Rusisë, është kundër Serbisë

Evropë

Daçiq: Kush flet për sanksione ndaj Rusisë, është kundër Serbisë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:04
Ivica Daçiq

Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq edhe një herë haptas mbron veprimet e ish shefit të tij, kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, të njohur si Kasapi i Ballkanit.

Në temën e luftës në Ukrainë, ai ka thënë se “pyetja tani është se a është ky krijim i një rendi të ri botëror, një rishpërndarje e fuqisë apo diçka tjetër”.

“Nuk është e lehtë të kuptosh ndryshimet në rendin botëror dhe mendoj se Vuçiq tani e kupton pak më mirë Millosheviqin dhe presionet që ka pasur ai”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “ai personalisht ka qenë dëshmitar i presioneve ndaj Serbisë dhe tani bëhet fjalë për izolimin e vendit,  për ndalesa të ndryshme dhe për ndërprerje të investimeve të huaja".

Ai gjithashtu ka thënë se “ata që flasin për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk punojnë kundër Rusisë por kundër Serbisë. Ne do të vendosim sanksione kundër Rusisë vetëm nëse ata tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

I pyetur a mendon se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, ai ka deklaruar se “nuk beson në vullnetin e mirë për të bërë një kompromis dhe se beson se BE-ja me naivitet pret që ta detyrojë Serbinë për diçka”.

“Unë mendoj se BE nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi Prishtinën. Ata shpresojnë se ne do të dorëzohemi”,” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat