Kaq procedime penale janë hapur kundër ushtrisë ruse

Evropë

Kaq procedime penale janë hapur kundër ushtrisë ruse

Më: 8 mars 2022 Në ora: 13:40
Pamje nga lufta në Ukrainë

Më shumë se 1,100 çështje penale janë hapur kundër ushtrisë ruse, tha Ukraina.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës shtoi se disa nga procedurat janë për sabotim dhe për shkelje të zakoneve të luftës.

Deri më tani 1,207 civilë kanë pësuar nga sulmet ruse në Ukrainë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre të dhënave, nga kjo shifër 406 janë të varë ndërkaq 801 të plagosur. Mirëpo shifrat mund të jenë më të larta, ka thënë Liz Throssell, zëdhënëse e Kimisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat Humane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat