Disa nga lajmet e ditës së 13-të të luftës në Ukrainë janë:
Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina si refugjatë, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Korridore humanitare të evakuimit u paralajmëruan në disa qytete të Ukrainës, por largimi i organizuar i civilëve u konfirmua vetëm në qytetet Irpin dhe Sumi.
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po bombardon një korridor evakuimi nga qyteti jugor i Mariupolit.
Rusia kërcënoi se do t’i ndërpresë furnizimet e Evropës me gaz, në përgjigje të sanksioneve nga Perëndimi.
Gjiganti i energjisë Shell njoftoi se do t’i ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do t’i mbyllë operacionet e tjera në këtë vend.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t'i drejtohet gjatë ditës Parlamentit britanik, përmes video-lidhjes.
Lufta në Ukrainë mund të rrisë urinë në botë, paralajmëroi kreu i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley.