516 civilë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Evropë

516 civilë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:39
Pamje nga lufta në Ukrainë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se 1,424 civilë kanë pësuar nga sulmet ruse në Ukrainë, që kur kanë nisur ato, më 24 shkurt.

Sipas të dhënave të kësaj zyre, 516 prej tyre kanë mbetur të vrarë.

Ndërkaq 908 të plagosur.

Kjo zyrë megjithatë e rithekson se shifrat mund të jenë më të larta.

Deri të martën, numri i të vrarëve ishte 474, ndërkaq i të plagosurve ishte 861.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat