Tre të vrarë nga sulmi me bombë në maternitet

Evropë

Tre të vrarë nga sulmi me bombë në maternitet

Nga: M.L. Më: 10 mars 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Nënkryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit në Ukrainën jugore i tha BBC-së se tre persona – përfshirë një fëmijë – u vranë kur Rusia bombardoi një maternitet të mërkurën, përcjell "Bota sot". Të paktën shtatëmbëdhjetë të tjerë thuhet se u plagosën, disa prej të cilëve përfshinin gra shtatzëna.

Jam absolutisht i sigurt se ata dinë për këtë objekt dhe ky është spitali i tyre i tretë që po shkatërrojnë në këtë qytet”, tha Sergei Orlov për BBC.

Ai tha se një spital me 300 shtretër dedikuar për trajtimin e pacientëve Covid ishin shkatërruar nga bombardimet e artilerisë një ditë më parë, së bashku me një qendër të grumbullimit të gjaku.  "Jam absolutisht i sigurt (këto janë objektivat e tyre", shtoi Orlov.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka verifikuar të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Rusia këmbëngul se luftëtarët ukrainas kishin larguar stafin dhe pacientët nga spitali dhe kishin ngritur pozicione zjarri atje. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat