Horror me foshnjën e vdekur në Qipro, arrestohen prindërit

Evropë

Horror me foshnjën e vdekur në Qipro, arrestohen prindërit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:22
Ilustrim

Policia e Qipros ka arrestuar prindërit e një foshnje 2,5 muajshe e cila ndërroi jetë më 5 mars. Sipas rezultateve të autopsisë ka rezultuar se vdekja e foshnjes ka ardhur si pasojë e një dëmtimi të rëndë kraniocelebral, ndërsa në trupin e foshnjes janë konstatuar fraktura në brinjë dhe gjakderdhje në palcën kurrizore.

Mjekja sepcialiste, Angeliki Pappeta përjashtoi mundësinë që lëndimet e foshnjes të jenë shkaktuar nga ndonjë incident në shtëpi.

Si rrjedhojë, sipas njoftimit të policisë ndaj prindërve të foshnjes 37 dhe 22 vjeç janë lëshuar urdhra arresti.

Në orët e para të datës 5 marsit 2022 , foshnja e vogël u transportua nga prindërit në Spitalin e Përgjithshëm të Limasolit. Prej aty foshnja u dërgua në spitalin Makareio në Nikosia, ku rreth orës 7:15 të mëngjesit të së njëjtës ditë u shpall e vdekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat