Bëhet e ditur arsyeja pse nuk u detektua avioni në Zagreb

Evropë

Bëhet e ditur arsyeja pse nuk u detektua avioni në Zagreb

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:18
Pamje nga Kroacia e avionit

Një dron i paidentifikuar është rrëzuar mbrëmë në zonën e Jarunit të Zagrebit, ndërkohë që Shërbimet Kroate të Navigacionit Ajror shpjeguan se pse askush nuk mundi ta detektoi avionin kur ai hyri në hapësirën ajrore të këtij vendi.

Siç raportojnë mediat droni i cili ra në Zagreb nuk kishte transponder, duke e bërë të pamundur zbulimin e objektit me radarë dytësorë të përdorur për kontrollin e avionit.

Gjithashtu u theksua se në Kroaci, për të garantuar kontrollin e hapësirës ajrore Kroacia përdor një sistem aktiv të zbulimit për të gjithë avionët që hyjnë në hapësirën ajrore dhe se avionët pa transponder nuk janë të dukshëm për sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

“HKZP shton se një rishikim i mëvonshëm i të dhënave nga radari primar në vendndodhjen e Pestos zbuloi reflektimet dhe trajektoret e radarit që korrespondojnë me kohën dhe vendndodhjen e rrëzimit të dronit”, raporton Index.hr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat