Sulmohet me vezë një kandidat për president i Francës

Evropë

Sulmohet me vezë një kandidat për president i Francës

Më: 13 mars 2022 Në ora: 00:01
Eric Zemmour

Një kandidat për president në Francë, Eric Zemmour ishte në pozitë të vështirë gjatë ditës së sotme në një takim elektoral.

Teksa po dilte nga vetura, një burrë që ishte në mesin e të grumbulluarve i theu vezën në kokë politikanit të djathtë.

Sipas mediave, supozohet se një lëvizje e tillë është pasojë e angazhimit të Zemmourit për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilën shumica dërrmuese e qytetarëve në Francë nuk janë dakord.

Theksojmë se 63-vjeçari është një ndër kandidatët më të fortë që do ta sfidojë në garë presidentin aktual, Emmanuel Macron.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në shtetin francez do të mbahen më 10 prill ndërsa dy javë më vonë balotazhi nëse është i nevojshëm.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat