Më shumë se 320 mijë ukrainas janë kthyer për të luftuar për vendin e tyre

Evropë

Më shumë se 320 mijë ukrainas janë kthyer për të luftuar për vendin e tyre

Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:46
Këto të dhëna janë nxjerrë nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës

Më shumë se 320 mijë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre, për të ndihmuar Ukrainën që të luftojë, prej kur Rusia filloi pushtimin e saj dhe shumica prej tyre janë burra.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.

“Djemtë tanë nuk dorëzohen, kështu që ne duhet të ndihmojmë, ne duhet të luftojmë për vendin tonë.

Ukraina duhet të jetë e lirë, si të gjithë njerëzit,” thuhet në postimin e tyre në Twitter të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat