Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë “mesjetare”

Evropë

Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë “mesjetare”

Më: 19 mars 2022 Në ora: 10:33
Një kompleks banimi në Mariupol i shkatërruar nga sulmet ruse. Kjo fotografi është bërë nga droni më 18 mars 2022.

Një deputet ukrainas i ka përshkruar kushtet në qytetin e rrethuar të Mariupolit si “mesjetare”.

Deputeti Dmytro Gurin, prindërit e së cilit janë bllokuar në Mariupol, që gjendet në jugperëndim të Ukrainës, tha për BBC se furnizimet me ushqim dhe ujë kanë arritur në nivele të ulëta.

“Banorët nuk kanë ushqim, por më e rëndësishmja kanë mungesë të ujit. Dhe disa ditë më parë, tanket filluan të sulmonin ndërtesat nënkatëshe, në mënyrë që njerëzit të mos mund të largoheshin. Të gjithë po qëndrojnë në banesat e tyre dhe në bodrume, duke menduar nëse do të vdesin pas një ore”, tha ai.

“Granatimet nuk ndalen kurrë dhe të shtënat nuk ndalen kurrë”, shtoi ai.

Gurin po ashtu u shpreh pesimist lidhur me mundësinë e hapjes së korridoreve humanitare nga ky qytet, duke thënë se “pala ukrainase po tenton të arrijë marrëveshje për hapjen e tyre, por Rusia gjithmonë ka vetëm fjalë”.

Ai tha se bombardimet kanë shkatërruar 30 për qind të ndërtesave të qytetit dhe 50 për qind e tyre janë dëmtuar rëndë.

“Shtëpia ime është djegur plotësisht”, tha ai.

“Avionët kanë lëshuar qindra bomba gjatë 24 orëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat