Ushtria ukrainase arreston 127 agjentë rusë

Evropë

Ushtria ukrainase arreston 127 agjentë rusë

Nga: A.M Më: 19 mars 2022 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

"Ata janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë," thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, thotë ai, edhe për një mbrojtje afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat