Që nga nisja e luftës, punëtorët e Çernobilit më në fund u zëvendësuan

Evropë

Që nga nisja e luftës, punëtorët e Çernobilit më në fund u zëvendësuan

Nga: A.SH Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:29
Çernobil

Pesëdhjetë punonjës që kishin qenë në punë në termocentralin e mbyllur bërthamor në Çernobil që kur u kap nga forcat ruse më 24 shkurt, më në fund u ndërruan dhe u zëvendësuan.

Kishte frikë se vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në 1986 mund të shihte një fatkeqësi tjetër për shkak të rraskapitjes së stafit që ishin te detyruar të punonin për javë të tëra pa lehtësim, shkruan Sky News, percjell "Bota sot".

Punëtorët e uzinës janë ende në proces dekomisionimi. Tre nga reaktorët e tij qëndruan në funksion deri në vitin 2000.

Zyrtarët kishin paralajmëruar për rrjedhje rrezatimi si rezultat i konfiskimit rus.

Sipas AP, drejtuesit e uzinës nuk detajuan se çfarë lloj marrëveshjeje ishte bërë për të lejuar largimin e punëtorëve dhe për t'i zëvendësuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat