Ukraina thotë se 117 fëmijë të vrarë në luftë

Evropë

Ukraina thotë se 117 fëmijë të vrarë në luftë

Nga: M.H. Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:09
Ukrainë

Parlamenti ukrainas ka dhënë këtë mëngjes një vlerësim për numrin e fëmijëve që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt.

Verkhovna Rada pretendon se 117 fëmijë kanë vdekur dhe 155 janë plagosur deri më 22 mars, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Numri më i madh i viktimave u vu re në kryeqytetin ukrainas Kiev, qytetin verilindor Kharkiv dhe Chernihiv në veri.

Më herët, Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë, duke përfshirë 75 fëmijë.

Ky numër ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë në realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat