Ukrainasi rrëfen rreziqet e largimit nga Mariupoli

Evropë

Ukrainasi rrëfen rreziqet e largimit nga Mariupoli

Nga: G.B Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:13
Mariupol

Qyteti port i rëndësishëm strategjik i Mariupol, në Ukrainën jugore, është bërë qyteti më i bombarduar që nga fillimi i pushtimit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Pavol, i cili arriti të largohej nga Mariupol tre javë më parë, tani është pjesë e një grupi që dërgon furnizime në qytet dhe ndihmon njerëzit të dalin jashtë.

Ai ka thënë për programin Today të BBC Radio 4 se ekipi i tij ndihmoi në evakuimin e 96 njerëzve nga qyteti dje.

Gjatë operacionit ai thotë se një nga automjetet e tyre u shkatërrua kur forcat ruse filluan granatimet - edhe pse për fat nuk kishte pasagjerë në të dhe shoferi arriti të dilte.

Prindërit e Pavolit arritën të arratiseshin nga Mariupoli pak ditë më parë. Ai thotë se mamaja e tij u përfshi në një betejë midis tankeve ruse dhe ukrainase, por arriti të largohej përpara se ato të shkëmbenin zjarr.

Ai thotë se babai i tij nuk kishte karburant, por ishte pranë një stacioni zjarrfikës që ishte nën granatimet. Ai ka arritur të marrë pak benzinë ​​nga një zjarrfikës dhe të shpëtojë. Ata janë të dy tani në Çernobil në Ukrainën veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat