294 civilë thuhet se janë vrarë në Kharkiv deri më tani

Evropë

294 civilë thuhet se janë vrarë në Kharkiv deri më tani

Nga: M.L. Më: 24 mars 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Sipas policisë lokale, 294 civilë janë vrarë në luftimet rreth qytetit të Kharkiv në veri-lindje të vendit që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën një muaj më parë.

Midis tyre janë 15 fëmijë, thanë zyrtarët në qytetin e dytë më të madh të vendit të enjten në kanalin e lajmeve Telegram, shkruan blick.ch transmeton "Bota sot".

Njerëzit rrallë largoheshin nga bunkerët e tyre, ku kërkuan strehim nga sulmet.

Shtëpitë, shkollat, spitalet, shërbimet komunale dhe bizneset janë në flakë. Para luftës, 1.5 milion njerëz jetonin në Kharkiv.Qyteti, i cili ishte i rrethuar nga trupat ruse, ishte vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore, tha ushtria ukrainase.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat