Zelensky flet në samitin e NATO-s, për “muajin e errët të shkatërrimit”

Evropë

Zelensky flet në samitin e NATO-s, për “muajin e errët të shkatërrimit”

Nga: A.SH Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:29
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në samitin e NATO-s përmes video-lidhjes, shkruan BBC, transeton "Bota sot".

Ai thotë se ndjen se vendi i tij është kapur në "një zonë gri midis Perëndimit dhe Rusisë", pasi nuk është ende pjesë e aleancës, por "po mbron vlerat tona të përbashkëta".

Ka qenë një muaj "mbrojtjeje heroike" dhe "një muaj i tmerrshëmshkatërrimi".

Ai thotë se Ukraina është mbajtur me guxim - por me koston e "mijëra jetëve, qyteteve të shkatërruara dhe pothuajse 10 milionë njerëzve të zhvendosur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat