Josep Borrell tregon datën kur zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

Evropë

Josep Borrell tregon datën kur zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 17:33
Josep Borrell

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten në takimin e liderëve evropianë deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë, si dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë.

Sipas tij, rezistenca ukrainase është shumë e rëndësishme dhe do të mbesë në histori.

Borrell, tha se forcat ruse në fillim tentuan një pushtim të shpejtë të Ukrainës, ndërsa tani po masakrojnë njerëz.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat