Lideri autoritar i Bjellorusisë paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore”

Evropë

Lideri autoritar i Bjellorusisë paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore”

Nga: V.N Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:14
Alexander Lukashenko

Alexander Lukashenko, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka paralajmëruar se një propozim polak për të vendosur një forcë paqeruajtëse perëndimore në Ukrainë mund të shkaktojë "Luftën e Tretë Botërore", shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha të enjten se nëse sugjerimi i Polonisë pranohet "do të nënkuptojë Luftën e Tretë Botërore".

"Situata është shumë serioze dhe shumë e tensionuar," tha Lukashenko, sipas një raporti të Associated Press.

Javën e kaluar, udhëheqësi i partisë në pushtet të Polonisë tha se një mision paqeruajtës ndërkombëtar duhet të dërgohet në Ukrainë dhe t'i jepen mjetet për t'u mbrojtur. Disa vende perëndimore kanë thënë se nuk do të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë.

Vladimir Putin paralajmëroi në fillimin e pushtimit rus të Ukrainës se çdo ndërhyrje e huaj në veprimin ushtarak të Moskës do të shkaktonte një përgjigje të menjëhershme ruse që do të çonte në "pasojat që nuk i keni parë kurrë në historinë tuaj".

I pyetur për propozimin e Polonisë të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Do të ishte një vendim shumë i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm".

Peskov tha se çdo kontakt i mundshëm midis forcave ruse dhe NATO-s "mund të ketë pasoja të qarta që do të ishin të vështira për t'u riparuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat