“Ujqërit tanë po ulërijnë më keq se sirenat e sulmit ajror”

Evropë

“Ujqërit tanë po ulërijnë më keq se sirenat e sulmit ajror”

Më: 27 mars 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Ka frikë në rritje për mijëra kafshë që vuajnë nga të ftohtit, uria në kopshtet zoologjike, parqet dhe qendrat e shpëtimit të Ukrainës në mes të luftimeve me Rusinë.

Vitaly Ilchenko, i cili drejton një ekopark pranë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, tha se një pjesë e tij ishte pushtuar nga forcat ruse dhe tre anëtarë të stafit u vranë duke u përpjekur t’u çonin ushqim kafshëve.

Disa drerë dhe ujqër të kuq ishin liruar nga parku, si dhe disa zogj, tha ai, pasi ata mund të mbijetonin në habitatin local.

Por ai tha se kishte frikë se luanët dhe tigrat e parkut, përfshirë atraksionin e tij yjor, Simba, mund të vdisnin nga uria.

Stafi në kopshtin zoologjik shtetëror në qendër të Kharkiv gjithashtu ka luftuar për t’i mbajtur kafshët të ushqyera dhe të ngrohta.

“Majmunët tanë kanë nevojë për fruta dhe perime, grabitqarët tanë kanë nevojë për mish e kështu me radhë”, tha për BBC Karina Detiuk, zëvendësdrejtoresha e kopshtit zoologjik.

“Ne po bëjmë të pamundurën duke u përpjekur t’i mbajmë ata gjallë. Ujqërit tanë po ulërijnë më keq se sirenat e sulmit ajror dhe kjo ta thyen zemrën”.

Natalya Popova, e cila drejton strehimoren e kafshëve të egra pranë aeroportit kryesor ndërkombëtar të Kievit, tha se kafshët ishin aq të stresuara nga zhurma e granatimeve ruse, saqë shumë nga to filluan të përplaseshin në kafazet e tyre dhe të plagosnin veten.

“Një luaneshë plagosi putrën e saj dhe nuk mundi të qëndronte në të. Një kaproll i ri u hodh pas një muri dhe vdiq “, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat