​300 palë këpucë në kujtim të viktimave të teatrit të Mariupol-it

Evropë

​300 palë këpucë në kujtim të viktimave të teatrit të Mariupol-it

Më: 27 mars 2022 Në ora: 21:12
​300 palë këpucë në kujtim të viktimave të teatrit të Mariupol-it

300 palë këpucë janë vendosur përgjatë brigjeve të lumit Danub në Budapest në kujtim të viktimave të bombardimeve rus të teatrit Mariupol në Ukrainë më 16 mars.

Në një postim në Facebook, organizatorët e memorialit thanë se këpucët ishin vendosur pranë memorialit ekzistues "Këpucët në Bregun e Danubit", i cili përkujton masakrën e hebrenjve hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aty shkruhej: "Njerëzit e Evropës duhet të marrin të gjitha masat e mundshme dhe të pamundura për t'i dhënë fund kësaj tragjedie. Derisa kjo të ndodhë, këtu do të shfaqen këpucë të reja".

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba përshkroi ndjenjat e tij të mirënjohjes ndaj organizatorëve të memorialit në një postim në Facebook dhe tha se aktivistët ishin frymëzuar nga fjalimi i presidentit Volodymyr Zelensky në fillim të kësaj jave në një samit të BE-së në të cilin ai iu referua memorialit hebre hungarez.

"Historia po përsëritet, pikërisht tani, para syve tanë. Prandaj, nuk mjafton të simpatizojmë tani, duhet të vërtetojmë me vepra konkrete se është vërtet 'Kurrë më'", tha ai, transmeton BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat