Rusia dëbon tre anëtarë të Ambasadës së Sllovakisë

Evropë

Rusia dëbon tre anëtarë të Ambasadës së Sllovakisë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Rusia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të Ambasadës sllovake, si shenjë hakmarrjeje ndaj një vendimi të ngjashëm të Bratislavës më herët gjatë këtij muaji.

Ministrja e Jashtme në Moskë, ka thënë përmes një deklarate më 28 mars se ambasadorit sllovak i është kumtuar lajmi.

“Të tre personave u është kërkuar të largohen nga Federata Ruse brenda 72 orëve”, është thënë në deklaratë.

Sllovakia, vend që ka kufi të vogël me Ukrainën, ka strehuar qindra mijëra refugjatë, të cilët i kanë ikur luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat