Ukraina po heton 3000 krime të dyshuara lufte

Evropë

Ukraina po heton 3000 krime të dyshuara lufte

Më: 29 mars 2022 Në ora: 07:04
Ukrainë

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irnya Venediktova, ka bërë të ditur se zyra e saj po shqyrton 3000 krime të dyshuara lufte.

Venediktova, tha për Skynews se në këto hetime përfshihen 200 rusë që dyshohet se kryen këto krime.

Ajo, mes tjerash, tha se kishin prova të përdorimit të armëve të ndaluara, shkruan Skynews.

Kujtojmë se pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat